2014-10-21 13:22:18

Etapat e vizitës së Papës Françesku në Turqi, në nëntor


Salla e Shtypit e Selisë së Shenjtë njoftoi programin e vizitës apostolike të Papës Françesku në Turqi, nga 28 deri më 30 nëntor. Etapa e parë do të jetë Ankaraja, ku Ati i Shenjtë do të mbërrijë në orën 13.00 të së premtes, 28 nëntor. Do të shkojë në Muzeun e Ataturkut dhe do të takojë presidentin turk e autoritete të tjera të vendit.
Gjatë paradites së nesërme, Papa Françesku do të shkojë në Stamboll, ku do të vizitojë Muzeun e Shën Sofisë dhe Xhaminë e Sulltan Ahmetit për të kremtuar më pas meshën në katedralen e Shpirtit Shenjt. Pastaj, do të marrë pjesë në lutjen ekumenike në kishën patriarkale të Shën Gjergjit dhe do të takohet privatisht me Patriarkun ortodoks, Bartolomeu I.
Të dielën, 30 nëntor – festë e Shën Andreut, Pajtor i Kishës së Kostandinopojës – Papa Françesku do të kremtojë Liturgjinë Hyjnore në kishën patriarkale të Shën Gjergjit, e cila do të përfundojë me Bekimin ekumenik dhe me nënshkrimin e Deklaratës së përbashkët me Patriarkun Bartolomeu I. Kthimi në Romë, pasditen e së njëjtës ditë, në aeroportin e Ciampino-s, rreth orës 18.40.








All the contents on this site are copyrighted ©.