Dom Marjan Paloka: Sinodi dritë për familje në udhën e dashurisë
“Krishti ka dashur që Kisha e tij të jetë shtëpi me dyer përherë të hapura, pas përjashtuar
askënd”. Këtë e kujtuan etërit e Sinodit të ipeshkvijve në nuntius, mesazhin përfundimtar
të shtunën e kaluar, gjatë mbledhjes së 14-të parafundit të asamblesë së përgjithshme
të jashtëzakonshme të ipeshkvijve kushtuar familjes. Në tekst – që është miratuar
me shumicën dërmuese të të pranishmëve në sallë – sinodi shpreh mbështetjen ndaj atyre
barinjve shpirtëror, besimtarëve e komuniteteve që janë të gatshëm t’i shoqërojnë
e ndihmojnë qiftet dhe familjet në vështirësitë e vuajtjet e tyre”. Po kështu teksti
mesazhit shpreh “admirimin e mirënjohjen” edhe “të gjitha familjeve të kontinenteve
të ndryshme e në veçanti atyre që ndjekin Krishtin që është udha, e vërteta dhe jeta”
duke ofruar Kishës e botës dëshminë besnike të bukurisë së jetës familjare. Etërit
sinodalë biseduar rreth vlerave e krizave që përjeton familja sot. Ata pranuan se
në jetën familjare të realitetit bashkëkohor ekzistojnë “dritë hijet, sfidat ekzaltuese,
po nganjëherë edhe provat dramatike”. E Kisha është pranë, madje bashkë me familjet
që janë në krizë, pikërisht për të ndihmuar në ndriçimin e vlerave e në kapërcimin
e së keqes dhe të mëkatit”. Mesazhi i referohet në mënyrë të veçantë, sfidave të besnikërisë,
krizave martesore, vuajtjeve në familje, vështirësive ekonomike e varfërisë, plagëve
shkaktuar nga luftërat, dhuna, abuzimet, shfrytëzimet, migracioni e tjera”. “I bëjmë
thirrje – pohojnë ipeshkvijtë në mesazhin përfundimtar të Sinodit – qeverive e organizatave
ndërkombëtare të promovojnë të drejtat e familjes për të mirën e përbashkët”. Po
kështu, Sinodi fton ta drejtojmë vështrimin drejt “dritës që në errësirë (mbrëmje)
shkëlqen pas dritareve nëpër shtëpi: ajo ndriçon e ngrohë trupat e shpirtrat”. E
për një bisedë mbi Sinodit e ipeshkvijve kushtuar familjes që posa ka përfunduar në
Vatikan, të dëgjojmë dom Marjan Palokën.....