Sinodi/Dëshmi e mjekes shqiptare katolike, Ana Dardeli për familjen e shëndoshë
Sinodi i Familjes, që po përfundon në Vatikan, vuri në dukje dy fjalë – shtylla të
asamblesë së përgjithshme të ipeshkvijve: shoqërimi dhe mikpritja. Sidomos kur është
fjala për argumentet më të nxehta të Sinodit, të cilat u rrahën gjerësisht nga etërit
sinodalë, si të divorcuarit e rimartuar, apo bashkimet ndërmjet homoseksualëve, duke
e vënë theksin në kujdesin për njeriun si të tillë. Kujtojmë se në Sinod morën pjesë
edhe kryetari i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra dhe ai
i Konferencës Ipeshkvnore Ndërkombëtare Shën Cirili e Metodi, imzot Zef Gashi. E ndërsa
Papa do ta mbyllë Sinodin me meshën e nesërme, duke marrë në dorë mesazhin e sotëm
të ipeshkvijve për familjet e gjithë botës dhe relacionin përfundimtar të Sinodit,
i cili do të jetë baza e Sinodit të ardhshëm të zakonshëm për Familjen, në tetor 2015,
ne përvijojmë temat e diskutuara me mjeken shqiptare Ana Dardeli, me banim në Itali,
katolike, e martuar, me dy fëmijë. Është dëshmia e një familjeje të shëndoshë gjysëm
shqiptare e gjysëm italiane. Por t’ia japim fjalën Anës...