2014-10-17 17:35:03

Sinodi. Imzot Gashi, familja vatër e domosdoshme vlerash


Në Vatikan dita e sotme e Sinodit ju kushtua përpilimit të relatio synodi dhe mesazhit përfundimtar. Pra sot u mbajt njëri prej takimeve të fundit të Sinodit mbi familjen. Paradite Komisioni i etërve sinodalë ka punuar në përpilimin e Relatio Synodi - Relacionit përfundimtar të Sinodit, për çka sot pasdite u fol në Mbledhjen e 13-të përgjithshme të pjesëmarrësve të Asamblesë sinodale. Gjithnjë sot pasdite Komisioni punoi edhe në përgatitjen e ‘Mesazhin’ përfundimtar - ‘Nuntius’ të Sinodit kushtuar familjes. Gjatë punimeve të pasdites ka pasur edhe ndërhyrje të lira të disa etërve sinodalë, ndër ta edhe nga imzot Massafra e imzot Gashi. Po mbi elementet më domethënëse që u shënuan gjatë punimeve dy javore të këtij Sinodit për familjen, ta dëgjojmë komentin e kryeipeshkvit të Tivarit e Presidentit të Konferencës Ipeshkëvnore Ndërkombëtare Shën Cirili e Metodi, imzot Zef Gashi në mikrofonin e Radio Vatikanit.......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.