2014-10-18 13:27:05

Dita e 88-të Misionare Botërore: Nobeli misionar


Kremtohet nesër Dita e 88-të Misionare Botërore.RealAudioMP3 Sot, në një nga ambientet e Radio Vatikanit, u dha i ashtuquajturi “Nobel misionar”, apo Çmimi “Zemra Mike”, që mban emrin e të Lumit të ri, Pali VI. Ai u jepet rregulltarëve dhe laikëve, që dallojen për veprën e tyre të ungjillëzimit e për punën e përditshme në favor të të varfërve. Këtë vit, çmimin e mori atë Paolo Dall’Oglio, për angazhimin e tij të jashtëzakonshëm në dialogun ndëfetar në Siri, ku edhe është rrëmbyer nga fraksione integraliste pa lënë gjurmë. Gjithashtu, u nderua me çmim edhe motër Bruna Chiarini e Shoqërisë së Marisë, misionare në Burundi, për punën e saj të palodhur për formimin e rinisë; si edhe Giuseppe Tonello, drejtor i përgjithshëm i Fondit Ekuadorian Populorum Progressio, për angazhimin e tij në favor të zhvillimit të qëndrueshëm në Ekuador.







All the contents on this site are copyrighted ©.