2014-10-14 16:31:44

Kosovë: Shkrime në favor të ISIS në mure të manastirit të Deçanit


Shkrime lavdi për islamikët e ISIS dhe luftëtarët shqiptarë të UCK-së, me mesazhin alarmues ‘Kalifati po vjen’, janë dukur në muret që rrethojnë manastirin ortodoks të Deçanit, që është nën mbrojtje të UNESCO-s. Forcat e Nato-s në Kosovë kanë nisur hetimet për gjetjen e përgjegjësve të provokimeve, ndërsa mbikëqyrja e kontrolli i manastirit të murgjve ortodoksë serbë është përforcuar nga kontingjenti italian i Kforit, që ka si detyrë pikërisht ruajtjen e këtij vendi kulti e të kësaj zone. Ngjarja është dënuar nga autoritetet serbe e po kështu edhe nga ato kosovare.“Vandalizimi i një monumenti të trashëgimisë kulturore dhe të karakterit fetar nuk i kontribuon ndërtimit të mirëbesimit mes komuniteteve dhe bie ndesh me vlerat e tolerancës ndërfetare dhe etnike që janë vënë në gurthemelin e shtetit të Kosovës”, thuhet në një komunikatë për medie nga Zyra e Presidentes së Kosovës.
Përgjegjësi i manastirit të Deçanit, murgu Atë Sava Janjic ka kërkuar nga forcat e Kforit siguri më të madh të vendit e të murgjve.







All the contents on this site are copyrighted ©.