2014-10-02 14:23:12

Papa Françesku: asnjë fe të mos justifikoj dhunën në Irak e Siri


Papa Françesku Patriarkut Mar Dinkha IV: persekutimet kundër të krishterëve janë të pajustifikueshme. Të lutemi për të krishterët e Lindjes së Mesme që janë duke “vuajtur persekutime të përditshme”. Kështu tha mes tjerash Papa Françesku gjatë takimit të sotëm me Mar Dinkha IV, Patriarkun e Kishës Asire të Lindjes. Ati i Shenjtë Bergoglio më tej siguroj impenjimin e tij për thellimin e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Kishës së Romës e asaj Asire.
Një moment hiri e gëzimi, që simbolizon vëllazërimin e atij që beson në Jezu Krishtin. Kjo frymë ungjillore e karakterizoj takimin e sotëm të Papës Françeskut me Catholicos Mar Dinkha IV, takim që qe një rast për ndarë së bashku vuajtjet që janë duke përjetuar të krishterët në rajone të ndryshme të Lindjes së Mesme, ashtu si dhe anëtarët e pakicave tjera fetare, posaçërisht në Irak e Siri:
Sa vëllezër e motra janë duke vuajtur persekutimin e përditshëm! Kur mendojmë në vuajtjet e tyre, na vjen vetvetiu të shkojmë përtej dallimit të riteve apo të besimeve: sepse në ta është korpi i Krishti që, ende sot, goditet, plagoset, poshtërohet. Nuk ekzistojnë shkaqe fetare, politike apo ekonomike që mund të justifikojnë atë që po u ndodhë qindra mijëra burrave, grave e fëmijëve të pafajshëm. Ndjehemi thellësisht të bashkuar në lutje për ndërmjetësim dhe në veprën e bamirësisë ndaj këtyre gjymtyrëve të korpit të Krishtit që janë duke vuajtur”.
Papa Françesku në vijim nënvizoi se kjo vizitë “është një hap i mëtejshëm në udhën e afrimit e të bashkimit shpirtëror ndërmjet nesh, pas moskuptimeve të hidhura të shekujve të kaluar”. E në vijim përmendi Deklaratën e përbashkët Kristologjike nënshkruar pikërisht nga Mar Dinkha e nga Shën Gjon Pali II. Kjo, tha Papa Françesku, “është një pik themelore në udhën e tonë të përbashkët drejt bashkimit të plotë”:
Me ketë kemi pranuar të rrëfejmë të vetmen fe të apostujve, fenë në natyrën hyjnore e njerëzore të Zotit Tonë Jezu Krisht, të bashkuara në të njëjtën vetë, pa konfuzion e pa ndryshim, pa ndarja apo shkëputje. Për të përdorur fjalët e dokumentit historik, “ne rrëfejmë të bashkuar të njëjtën fe në Birin e Hyjit që është bërë njeri në mënyrë që ne, përmes hirit të tij, të bëhemi bijë të Hyjit”.
Kështu, Papa siguroj “angazhimin e tij personal për të vijuar në këtë shteg, duke thelluar matej marrëdhëniet e miqësisë e të bashkimit që ekzistojnë ndërmjet Kishës së Romës e Kishës Asire të Lindjes”. Në veçanti, kujtoi punën e Komisionit të përzier për dialogun teologjik, me urimin që sa më parë “të afrohet dita e bekuar kur do të mund të kremtojmë në të njëjtin altar flinë e lavdit, që na bënë një gjë të vetme në Krishtin”.
Ajo që na bashkon është qysh tash shumë më tepër nga ajo që na ndan, për këtë arsye ndjehemi të nxitur nga Shpirti i Zotit për t’i shkëmbyer që tani thesaret shpirtërore të traditave tona kishtare, për të jetuar, si vëllezër të vërtetë, duke ndarë së bashku dhuratat që Zoti i dhuron pa reshtur Kishave tona, si shenjë e mirësisë dhe e mëshirës së tij”.







All the contents on this site are copyrighted ©.