2014-10-02 11:42:17

Mbyllet revista mujore e jezuitëve “Popoli”


Revista mujore ndërkombëtare e Jezuitëve italianë “Popoli”, drejtuar nga Stefano Femminis, përfundon aktivitetin e vet në mbarim të këtij viti. Lajmin e dha botuesi, Fondacioni Kulturor San Fedele, duke treguar se shkaku i këtij vendimi të dhimbshëm është numri i pamjaftueshëm i të abonuarve në krahasim me kostot që duhen mbuluar për botimin e revistës, e kësaj i duhet shtruar edhe ndikimin e krizës së përgjithshme ekonomike. “Vendimi për mbylljen e revistës “Popoli” bëhet edhe më i dhimbshëm kur shikojmë historinë e gjatë gati 100 vjeçare dhe shërbimin që ka bërë deri më sot”, pohon në një njoftim presidenti i Fondacionit San Fedele, atë Giacomo Costa. Gjithsesi, “ndërprerja e botimit të kësaj reviste nuk duhet të ngatërrohet me përfundimin e misionit”, shtoi presidenti”: “Do të punojmë për të gjetur platforma e kanale të reja më të përshtatshme të komunikimit, për vijuar misionin. Prandaj trajtimi dhe thellimi i çështjeve e i dinamikave ndërkombëtare që lidhën ngushtë me misiologjinë e Kishës, me përmasën e dialogut ndërfetar, do të vijojë të trajtohen në revistën tjetër të njohur të Jezuitëve italianë ‘Aggiornamenti Sociali’, përmes ‘il Magis’ dhe mjeteve tjera. Kështu Fondacioni Kulturor San Fedele do të vazhdojë aktivitetin e formimit, të përhapjes e të sensibilizimit”, pohoi atë Giacomo Costa.







All the contents on this site are copyrighted ©.