2014-10-01 12:20:18

Papa na fton të lutemi për Sinodin e familjes


Në audiencën e përgjithshme, gjatë përshëndetjes për shtegtarët e pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit, Papa Françesku kujtoi se tetori është muaji i Rruzares Shenjte. Prandaj, ftoi të meditojmë për udhën e veprën e Krishtit, duke e parë me sytë e shën Marisë:RealAudioMP3
“Në fillim të këtij muaji, kushtuar meditimit të jetës së Marisë e të Birit të vet, në misteret e Rruzares Shenjte, ju ftoj të gjithëve të luteni sipas ndjeteve të Kishës, sidomos për Sinodin e Ipeshkvijve, që i kushtohet familjes. Lutuni edhe për mua!”.
E në përshëndetjen përfundimtare për shtegtarët e gjuhës italiane:
“Me gëzim përshëndes shtegtarët e shumtë të Opus Dei-it, shoqëruar nga Prelati, imzot Javier Echevarrìa, ardhur këtu me rastin e lumnimit të imzot Alvaro Del Portillo e i këshilloj, sipas shembullit të të Lumit të ri, të vazhdojnë ta shenjtërojnë jetën, me besnikëri ndaj Krishtit e Ungjillit”.
Duke përshëndetur edhe të tjerët, Ati i Shenjtë kujtoi se sot është festa liturgjike e Shën Terezës së Krishtit Fëmijë, pajtore e misioneve. Papa u kërkoi të rinjve, që dashuria e saj për Kishën të jetë mësim për jetën e tyre shpirtërore; u kërkoi të sëmurëve t’i përballojnë çastet më të vështira me lutje, ashtu si shenjtja; e u tha të sapomartuarve ta bazojnë lidhjen e tyre mbi respektin e besnikërinë e ndërsjellë.








All the contents on this site are copyrighted ©.