2014-10-01 15:02:52

Imzot Zenari: Kisha, në linjën e parë të frontit për paqen në Lindjen e Mesme


Që nesër e deri më 4 tetor, në Vatikan, mbahet një takim mbi krizën në Lindjen e Mesme. Së bashku me Papën Françesku, do të mblidhen nuncët apostolikë të zonës dhe eprorët e Kuries Romake. Ati i Shenjtë do t’i përshëndesë pjesëmarrësit në fillim të punimeve. Por, cilat janë shpresat, çfarë pritet nga ky takim? Të dëgjojmë nuncin apostolik në Damask, kryeipeshkvin Mario Zenari:RealAudioMP3
Duhet të kemi gjithnjë shpresë, sepse jo vetëm të krishterët, por gjithë njerëzimi është në duart e Zotit. Ky takim i nuncëve është çast lutjeje, …do të hapet nesër në mëngjes nga Ati i Shenjtë e, pastaj, do të shkëmbejmë ide mbi problemet, të cilat, në pjesën më të madhe, janë të përbashkëta, “ndërkufitare”, siç thuhet. Le të mendojmë për problemin e Sirisë, të Irakut, të Libanit, të Jordanisë: janë probleme të përbashkëta. Në një çast, në të cilin bashkësia ndërkombëtare është e thirrur të veprojë për ta ndalur këtë rrebesh dhune, terrorizmi e për të gjetur një zgjidhje për konfliktet, Kisha është në linjën e parë të frontit, natyrisht, me mjetet e veta. Dua të saktësoj se plani i Kishës e plotëson atë të bashkësisë ndërkombëtare, ku secili duhet të luajë rolin e vet. Kisha, e cila nuk ka armë luftarake, ka një armë shpirtërore, që është shumë e frytshme. Si Kishë, jemi të thirrur t’i përdorim mjetet tona të frytshme si lutjen, takimin me njerëzit, reflektimin. Ky plan shpirtëror jep fryte të shumta e pikërisht për të ka nevojë rajoni i Lindjes së Mesme, në këtë çast. …Ky takim, mendoj se do ta fuqizojë dialogun ekzistues ndërmjet tri feve monoteiste të pranishme në rajon, të cilat duhet të luajnë rol themelor në zgjidhjen e konflikteve.







All the contents on this site are copyrighted ©.