2014-10-01 15:03:11

Familja në qendër të takimit të Ipeshkvijve të Evropës në Romë


Nga data 2 deri më 3 tetor në Romë mbahet Asambleja Plenare e Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore Katolike të Evropës (CCEE). Marrin pjesë kryetarë të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës, përfaqësues të Selisë së Shenjtë pranë Institucioneve evorpiane dhe personalitete të tjera.
Punimet zhvillohen me dyer të mbyllura, me përjashtim të sesionit të hapjes së Asamblesë Plenare. Tema kryesore është familja, kriza e saj dhe sfidat e saj në realitetin e sotëm të Evropës. Ndër kardinajtë, kryeipeshkvijtë e personalitetet e tjera, marrin pjesë edhe Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, imzot Angelo Massafra dhe Kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Ndërkombëtare Shën Cirili e Metodi, imzot Zef Gashi.
Mbi këtë Asambe dhe mbi argumentet që do të trajtohen gjatë punimeve, të dëgjojmë imzot Zef Gashin në mikronin e Radio Vatikanit….RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.