2014-09-28 13:29:18

Shenjtorët e javës 29 shtator – 5 tetor 2014


Më 29 shtator, ditën e hënë, Kisha Katolike kremton festën e Kryeengjëve Mikel, Gabriel e Rafael. Edhe Radio Vatikani ka festë, pasi ka për pajtor të vetin shën Gabrielin Kryeengjëll, i cili i lajmëroi shën Marisë se do të lindte Birin e Hyjit.RealAudioMP3
Të martën, përkujtohet shën Jeronimi, meshtar i dijetar i Kishës, përkthyesi i Biblës nga hebraishtja e greqishtja në latinisht, duke na dhuruar Vulgatën. Kisha kujton edhe shën Françeskun Borxhia, meshtar jezuit.
Më 1 tetor, një festë shumë e ndjerë ndër shqiptarë, ajo e shën Terezës së Krishtit Fëmijë, virgjër karmelitane, dijetare e Kishës, Pajtore e misioneve. Urimi ynë për të gjitha Terezinat, që e kanë pajtore.
Të enjten, më 2 tetor, secili prej besimtarëve katolikë falenderon Engjëllin e vet të Rojës, në ditën që Kisha ua kushton atyre.
Më 3 tetor, ditën e premte, kremtohet shën Kandida martire e shën Gerardi.
Të shtunën, më 4 tetor, një festë tjetër e rëndësishme për shqiptarët. Është dita e shën Françeskut të Asizit, themeluesit të Urdhërit të françeskanëve, të cilët jetojnë e shërbejnë në Shqipëri, që në fillesat e veprimtarisë së tyre.
Të dielën, e XXVII e vitit kishtar, përkujtohet edhe shën Plaçido e Mauro, dishepuj të shën Benediktit dhe shën Maria Faustina Koëalska, virgjër, me të cilën lidhet kulti i Mëshirës Hyjnore.








All the contents on this site are copyrighted ©.