2014-09-28 13:26:57

Ditë lutjeje për Sinodin mbi familjen


Sot, e gjithë Kisha u lut për Asamblenë e Përgjithshme të Jashtëzakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve, që do të mbahet nga 5 deri më 19 tetor, me temën: “Sfidat baritore për familjen, në kuadrin e ungjillëzimit”. Çdo famulli, çdo institut murgeshash, çdo bashkësi rregulltarësh, çdo shoqatë e lëvizje u lut gjatë meshës, por edhe në takime të veçanta e kështu do të bëjnë deri në fillimin e Sinodit e gjatë punimeve. Në Romë, çdo ditë do të ketë lutje në kapelën e Zojës – Salus Populi Romani, në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, ku Papa Françesku shkon zakonisht para e pas udhëtimeve të tij apostolike, siç ndodhi edhe në rastin e Shqipërisë. Besimtarët ftohen të luten e sidomos të thonë Rruzaren për mbarëvajtjen e punimeve sinodale.








All the contents on this site are copyrighted ©.