2014-09-28 13:27:47

Aktiviteti i djeshëm i Papës Françesku


Dje, Papa Françesku kremtoi meshën për anëtarët e Trupit të Xhandarmërisë së Vatikanit, në orën 7.00, në kapelën e Governatoratit. Pak pas mesditës, në Sallën Klementine të Vatikanit, priti pjesëmarrësit në asamblenë e përgjithshme të Komitetit Papnor për Kongreset Eukaristike Ndërkombëtare. Ndërkaq, në orën 17,00, në kishën e Jezusit në Romë, kremtoi Lutjet Mbrëmësore e “Te Deum”-in e falenderimit, drejtuar Zotit për 200-vjetorin e rithemelimit të Shoqërisë së Jezusit. Kujtojmë se Papa Piu VII, me bulën “Sollicitudo omnium ecclesiarum”, në vitin 1814, i lejoi edhe një herë jezuitët të vepronin në Kishë me të drejta të plota, pasi Papa Klementi XIV, në vitin 1773, ia kishte hequr urdhërit këtë të drejtë. Përkujtimi i kësaj ngjarjeje të rëndësishme për jezuitët, është kremtuar më 7 gusht.








All the contents on this site are copyrighted ©.