2014-09-22 14:14:41

Françesku lutet në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe, pas shtegtimit në Shqipëri


Françesku, sipas zakonit, deshi ta falënderojë Zojën e Bekuar për mbrojtjen dhe suksesin e plotë të shtegtimit të tij në Shqipëri. Sot paradite, rreth orës 12.00, njofton një notë zyrtare, Papa shkoi në Bazilikën e Shën Marisë së Madhe dhe u gjunjëzua në lutje të heshtur në kapelën e Zojës Salus Popoli Romani, ku vuri tufën me lule, që i dhuruan dje në Shqipëri, në çastin e takimit me fëmijët e Qendrës Betania. Lule shqiptare, në elterin romak të Zojës, sot, nësa besimtarët e pranishëm u bashkuan me Papën në lutje, për të pëfunduar me këngën “Të falem Mbretëreshë”. Papa u rikthye në Vatikan në orën 12.30.







All the contents on this site are copyrighted ©.