2014-09-21 12:47:11

Udhëtimi Apostolik në Shqipëri: Engjëlli i Tënzot (tekst i plotë)


Të dashur vëllezër e motra,para se ta përfundoj këtë Kremtim, dëshiroj të përshëndes të gjithë ju, që keni ardhur në Shqipëri nga vendet fqinje. Ju falenderoj për praninë e për dëshminë e fesë suaj.
Në veçanti, ju drejtohem ju të rinjve! Ju ftoj ta ndërtoni jetën mbi Jezu Krishtin: kush ndërton mbi Krishtin, ndërton mbi shkëmb, sepse Ai është gjithnjë besnik, edhe kur ne e shkelim besën (shih 2 Tm 2,13). Jezusi na njeh më mirë se askush tjetër; kur gabojmë, nuk na dënon, por na thotë: “Shko, por tani e tutje mos mëkato më” (Gjn 8,11). Të dashur të rinj, ju jeni brezi i ri i Shqipërisë. Me forcën e Ungjillit e me shembullin e martirëve, të dini t’i thoni “jo” idhujtarisë së parasë, “jo” lirisë së rreme individualiste, “jo” varësive e dhunës; e t’i thoni “po” kulturës së takimit e të solidaritetit, “po” bukurisë së pandashme nga e mira e nga e vërteta; “po” jetës së shkrirë për ideale të mëdha, por besnike edhe në gjërat e vogla. Kështu, do të ndërtoni një Shqipëri më të mirë e një botë më të mirë.
Po i drejtohemi tani Virgjërës Nënë, që e nderoni sidomos me titullin “Zoja e Këshillit të Mirë”. Nisem shpirtërisht për në Shenjtoren e saj në Shkodër, që e doni aq shumë, e ia besoj gjithë Kishën në Shqipëri e mbarë popullin shqiptar, në veçanti, familjet, fëmijët e të moshuarit. Zoja ju priftë për të ecur “së bashku me Zotin, drejt shpresës që nuk zhgënjen”.
Engjëlli i Tënzot…







All the contents on this site are copyrighted ©.