2014-09-19 18:40:10

Papa: Ekonomia dhe rendi shoqëror duhet t’i shërbejnë personit njerëzor


Papa Françesku u dërgoi një mesazh organizatorëve të Ditëve Shoqërore Katolike të Evropës, që po mbahen këtë javë në Madrid. Mesazhin e ka nënshkruar Sekretari i Shtetit, Kardinali Pietro Parolin.
Papa pohon se “një ndër sfidat e mëdha për Kishën në Evropë është të gjejë rrugët e mundshme për të ndezur dritën e Ungjillit, e cila i ndriçon çështjet e ngutshme të kontinentit”. Ndër këto çështje renditen plaga e papunësisë së të rinjve dhe dallgët gjithnjë më të larta të popularizmit. Mesazhi u jep zemër më se 200 anëtarëve të mbledhur në Madrid deri të dielën më 21 shtator, “të kërkojnë me përkushtim shenjtërinë, duke kultivuar me besnikëri lutjen personale, kthimin kah Zoti”, si edhe “t’u japin sektorëve të ndryshëm të shoqërisë një dëshmi më koherente e të hareshme, e cila i bën njerëzit të vetëdijshëm se të mirat e përkohshme dhe rendi i shoqërisë duhet të jetë në shërbim të personit njerëzor”.
Mesazhi përfundon me pohimin se “Kisha, kur u kushton më shumë vëmendje nevojave materiale të atyre që vuajnë, mëson edhe si t’ua shpallë në mënyrë më bindëse të vërtetën dhe shpëtimin atyre që kanë uri e etje për jetën e pasosur dhe atyre që “ju kërkojnë arsyet e shpresës që është në ju” (1 Pj 3,15).








All the contents on this site are copyrighted ©.