2014-09-19 10:54:26

Françesku në Shën Marinë e Madhe lutet për shtegtimin e tij në Shqipëri


Papa Françesku shkoi mbrëmë në Bazilikën romake të Shën Marisë së Madhe për t’i kërkuar Marisë mbrojtjen e saj amtare me rastin e shtegtimit të tij apostolik në Tiranë, Shqipëri, të dielën e ardhshme, më 21 shtator. Ati i Shenjtë, që u prit nga kryeprifti i Bazilikës, kardinali Santos Abril y Castellò, u lut një gjysëm ore para figures së Zojës Salus Populi Romani. Lutja e Papës përfundoi me këngën “Të falem Mbretëreshë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.