2014-09-13 15:13:36

Gjon Pali II vizitoi Mauzoleun e Redipuglia-s më 3 maj 1992


Të dashur vëllezër e motra,
Përballë këtij mauzoleu madhështor, më i madhi në Itali, ndjehem thellësisht i prekur, duke kujtuar flijimin e mijëra djelmoshave e vuajtjet e shkaktuara nga lufta.
Nga ky vend, i pasur me kujtime e ndjesi fetare, i drejtoj secilit nga ju përshëndetjen time të përzemërt. Ju përsëris sot ju, atë që pata rastin t’jua them edhe herë të tjera; “Jini përherë shërbëtorë të sigurisë e të lirisë” së popullit tuaj. Kryejeni ndershmërisht e krishterisht detyrën tuaj, bashkëpunoni me gjithë zemër për ta bërë të qëndrueshme paqen në botë, duke vijuar me bujari misionet humanitare të solidaritetit ndërkombëtar, që ju janë besuar.
Duke u gjunjëzuar para këtij Altari, që përkujton flijimin fisnik të sa e sa jetëve njerëzore, dëshiroj t’i shpreh nderimin tim Atdheut italian, për të cilin këta të rinj ranë heroikisht në betejë. Gjunjëzohem e lutem, simbolikisht, në mbarë vendet e botës, ku pushojnë në paqe të rënët e të gjitha luftërave e, posaçërisht, ata që bëjnë gjumin e mbramë në varrezën e afërt austro-hungare. Njëkohësisht dëshiroj t’u drejtoj të gjithëve, me zërin e tyre, ftesën për paqe: paqe për trojet tuaja, paqe për Kombin e dashur italian, paqe për Evropën e botën mbarë.
Hyji i mbrojtët e i bekoftë gjithë të pranishmit, Italinë e mbarë njerëzimin.








All the contents on this site are copyrighted ©.