Lulëzoftë paqja e dhuruar nga Biri yt! O Hyj
i etërve tanë, Atë i të gjithëve, që në Birin tënd Jezus, Princin e paqes, paqe
u kumton të afërmve të largtëve, për t’i ribashkuar njerëzit e çdo race e të çdo
fisi në një familje të vetme: ne po të lutemi t’u dhurosh jetën e pa mort
në paqen tënde, të rënëve të të gjitha fronteve, që pushojnë nën rrasa, e shumta
pa emër, në trojet që i mbrujtën me gjak. Flijimi i tyre e heroizmi i tyre
ngjallin në zemra mirënjohjen, ndezin në shpirtra idealet e mëdha të lirisë ushqejnë
dashurinë për tokën mëmë, zgjojnë ndjesi tolerance, gjithnjë larg dhunës gjithnjë,
pranë paqes. Prandaj, në bashkim me Marinë, Nënën e Jezusit, të lutemi, o
Atë, që kushdo ngjit këmbët e shkallës së kësaj varreze-shenjtërore, të shndritet
nga shpirti i Birit tënd, e të ndjejë në zemër thellë etje për paqe respekt
për të gjitha krijesat! Shndriti, o Zot, prijësit e kombeve që në dritën e mësimeve
të historisë, të mos ia besojnë kurrë më luftës, detyrën për të zgjidhur problemet e
bashkëjetesës ndërmjet popujve. Paqja, dhuruar nga yt Bir, i kryqëzuar e i ngjallur, lulëzoftë
në rrugët tona u ngjalltë sot burrave e grave shijen t’i përkryejnë këto vlera, që
s’ njohin perëndim, e ndërtojnë Mbretërinë Tënde. Amen!