2014-09-12 14:44:20

Programi i vizitës së Papës në shenjtëroren e Redipuglia-s


Nesër, 13 shtator 2014. Papa Françesku do të shkojë në Shenjtëroren e Redipuglia-s, në Itali, për të kujtuar 100-vjetorin e fillimit të Luftës I Botërore, lufta me më shumë viktima në historinë e njerëzimit.

Gjatë vizitës njëditore, Ati i Shenjtë do të vizitojë varrezën austro-hungareze. Do të hyjë i vetëm në varrezë e do të lutet para monumentit qendror, ku do të vendosë edhe një kurorë me lule.
Në orën 10.00, do të kremtojë Meshën në kishën e mauzoleut. Në fund, do të thotë një lutje për të rënët e për viktimat e të gjitha luftrave. Papa Françesku do t’u dorëzojë Ipeshkvijve Ushtarakë dhe prelatëve të tjerë të pranishëm, një llambë, e cila do të ndizet në çdo dioqezë, gjatë kremtimeve për përkujtimin e Luftës I Botërore. Në orën 12.00, Ati i Shenjtë do të kthehet sërish në Vatikan.








All the contents on this site are copyrighted ©.