Sot paradite Selia e Shenjtë mori ftesën zyrtare nga ana e presidentit të Turqisë,
Rexhep Taip Erdogan, për një vizitë të Papës Françesku në vend. Njoftimin e dha drejtori
i Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federiko Lombardi.“Do të nisin, prandaj, shtoi
zëdhënësi i Vatikanit, përgatitjet për shtegtimin, në ditët e fundme të nëntorit,
por zgjatja dhe programi janë ende për t’u përcaktuar”.