2014-08-29 15:55:40

Siri: OKB-ja denoncon mizorinë e xhihadistëve e edhe regjimin. Atë Hilal: luftë e harruar


3 vjet pas fillimit të luftës në Siri, shkelja e të drejtave të njeriut kalon nga dhuna, në mizori. Me të vrarë e të torturuar, trupat e të cilëve kalben rrugëve, që t’i tmerrojnë të gjallët. Paralajmërim ogurzi për fatin, që i pret, po t’i kundërvihen xhihadistëve. E shtjellon hollësisht këtë situatë, Komisioni hetimor i OKB-së për Sirinë, përmes Raportit mbi shkeljen e të drejtave të njeriut në këtë vend, duke publikuar, në Gjenevë, një raport shokues.
E po për të flet, në mikrofonin tonë edhe rregulltari jezuit, Zihad Hilal, koordinator i qendrave për fëmijët pranë Jesuit Refugee Service, në Homs, që denoncon, në mikrofonin tonë, edhe heshtjen e mediave për Sirinë.

Përgjigje: - I think the international community...
Mendoj se bashkësia ndërkombëtare sot është duke e harruar Sirinë. Nuk flitet për Sirinë në këto çaste, në media. Po unë mendoj se kjo është më e rëndësishme se kurrë. Duhet folur, e vazhdimisht, për Sirinë, për paqen e pajtimin, për zgjidhjen e problemeve tona. Është shumë, tepër e rrezikshme, të lihen sirianët në mëshirën e kësaj lufte njëri kundër tjetrit. Në Siri, dihet, ka shumë fe, shumë etni e do të ishte tejet e rëndësishme të kishte dhe shumë dialog. Synimi ynë, në fund të fundit, është të sigurojmë paqen për popullin tonë e për qytetërimin tonë, sepse po vazhduam kështu, lufta s’do të lërë gjë pa rrënuar.

Pyetje: - Me se merreni në Homs?

Përgjigje: - We have 3 humanitarian centres…
Kemi tri qendra humanitare: njëra për shpërndarjen e ushqimeve dhe gjërave të tjera të domosdoshme për jetesën, dy të tjerat, për ndihmën shkollore, shoqërore e psikologjike të fëmijëve. Kemi rreth 3500 fëmijë të gjymtuar nga lufta e shumë vullnetarë. Punojmë për gjithë këto njerëz, në kohë kaq të vështira.








All the contents on this site are copyrighted ©.