2014-08-28 12:02:40

Modeli shqiptar i bashkëjetesës ndërmjet feve dhe xhihadistët e ISIS


Një nga arsyet për të cilat Papa Françesku shkon në Tiranë, më 21 shtator, është modeli shqiptar i bashkëjetesës ndërmjet feve. Pavarësisht nga problemet që mund të kenë pasur gjatë historisë, shqiptarët janë përpjekur të ruajnë paqen ndërmjet besimeve fetare, pa shkaktuar konflikte në emër të fesë. Tani, nga Kosova nisen ushtarë për Shtetin Islamik të Irakut e Sirisë e, edhe në Shqipëri, nuk janë të pakta celulat e “mjekërroshave”, siç i quan populli, që paraqiten si organizata bamirëse, por punojnë për një Islam më radikal, se ai i praktikuar nga besimtarët myslimanë në vend. Mos vallë, po ndryshon modeli i bashkëjetesës shekullore? Të dëgjojmë komentin e jezuitit kosovar, atë Shtjefen Dodes, i cili aktualisht shërben në Shkodër…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.