2014-08-26 16:24:21

Shqiptarët dhe Shteti Islamik i xhihadistëve. Koment i atë Shtjefën Dodes SJ.


Fenomeni i mbushjes së radhëve të xhihadistëve të Shtetit Islamik të Irakut e të Sirisë me shqiptarë, sidomos nga Kosova, shkakton shqetësim jo vetëm në nivelin qeveritar e politik, por edhe në atë popullsisë së thjeshtë. E ndërsa qeveria e Prishtinës arreston integralistët e mundshëm, një nënë kërkon të birin 8-vjeçar marrë nga i ati për t’u çuar në Siri, pa u bërë merak për tmerret që do t’i shohin sytë. Ku e ka burimin fenomeni i mercenarëve fundamentalistë, të gatshëm të presin koka njerëzish për një Zot, që nuk ua kërkon këtë aspak, përkundrazi!? Ftuam në mikrofonin tonë jezuitin nga Kosova, atë Shtjefën Dodes, i cili aktualisht është atë shpirtëror në shkollën “Atë Pjetër Meshkalla” në Shkodër. Intervista e tij do të transmetohet këto ditë, me pjesë, në valët e Radio Vatikanit. Të dëgjojmë pjesën e parë, në të cilën atë Shtjefën Dodes i përgjigjet pyetjes: pse ndodh fenomeni i nisjes së shqiptarëve nga Kosova për të ndihmuar islamikët?RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.