2014-08-25 11:52:24

Mesazh i Papës për Sinodin e Kishave metodiste dhe valdeze


Papa Françesku përshëndet vëllazërisht Sinodin e Kishave metodiste e valdeze, që u hap dje në Torre Pellice, në provincën italiane të Torinos. Në një mesazh, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin e lexuar në sesionin paraprak të Sinodit nga pastori valdez Eugenio Bernardini, Ati i Shenjtë shpreh afërsinë e tij shpirtërore me pjesëmarrësit dhe i lutet Zotit që të gjithë të krishterët të ecin në udhën e bashkimit të plotë, “për të dëshmuar Zotin tonë Jezu Krisht dhe për t’ua transmetuar dritën e forcën e Ungjillit të Tij, burrave dhe grave të kohës sonë”.
Sinodi do të përfundojë më 29 gusht. Tema kryesore e tij ka të bëjë me misionin dhe dëshminë e Kishave metodiste e valdeze në Itali e në Evropë, në një kohë të karakterizuar nga kriza, shekullarizimi e transformimi kulturor. Në hapje të asamblesë, pastori Claudio Pasquet kujtoi se Jezusi u tregon apostujve udhën e lirisë së krishterë, e cila do të thotë shërbim, pa ndjekur logjikën e kësaj bote dhe etjen për pushtet. “Para të këqiave të botës, si luftrat që na kërcënojnë edhe sot e janë matastaza të tmerrshme të tumoreve, që quhen pushtet, prestigj e para – vuri në dukje ai – ilaçet e vetme janë shërbimi e solidariteti”.








All the contents on this site are copyrighted ©.