2014-08-25 13:19:06

Letër e Papës në meshën për Foley-n: mjaft me dhunën pa kuptim


“Të lutemi për fundin e dhunës pa kuptim e për një agim paqeje e pajtimi ndërmjet të gjithë anëtarëve të familjes njerëzore”. Kështu shkruan Papa Françesku në një mesazh për pjesëmarrësit në meshën e djeshme për shpirtin e gazetarit amerikan, James Foley, vrarë brutalisht në Irak nga xhihadistët e Shtetit Islamik. Mesha u kremtua në kishën e Rochester, në New Hampshire. Ati i Shenjtë bashkohet me dhimbjen e familjarëve, të miqve e të kolegëve të reporterit, duke siguruar se do të lutet për të e për të tjerët. Riti u kremtua nga ipeshkvi i vendit, imzot Peter Libasci, i cili përmendi forcën, që James dhe familja e tij, e kanë gjetur gjithnjë në fenë katolike. Besimtarët u lutën edhe për gazetarin tjetër amerikan, Steven Sotloff, dhe për pengjet, akoma në dorën e xhihadistëve në Irak.








All the contents on this site are copyrighted ©.