2014-08-25 12:24:58

Hapet në Prishtinë, eskpozita për Nënë Terezën


Si nesër, më 26 gusht 1910, lindi në Shkup ajo që më vonë do të njihej nga të gjithë si Nënë Tereza, e Lumja shqiptare e bamirësisë, “lapsi i vogël në dorën e Zotit” me të cilin Hyji i Gjithpushtetshëm shkroi historinë e të varfërve ndër më të varfërit e rrugëve plot pluhur, sëmundje e braktisje të botës. Duke filluar nga nesër e deri më 5 shtator, ditën kur Nënë Tereza shkoi përgjithmonë në Shtëpinë e Atit Qiellor, ne do të transmetojmë një program të veçantë kushtuar së Lumes, të cilin ju ftojmë ta ndiqni ditë për ditë.
Ndërkaq, shqiptarët, kudo që ndodhen, po organizohen për ta përkujtuar Nënën e madhe. Nesër, në orën 19.00, do të hapet në katedralen e Nënë Terezës në Prishtinë, një ekspozitë pikture me protretet e së Lumes, realizuar nga artistët e rinj të grupit “Infinity Art”. Ekspozita do të mund të vizitohet nga ora 10.00 deri në orën 17.00, nga dita e nesërme deri më 6 shtator.








All the contents on this site are copyrighted ©.