2014-08-19 12:20:24

Papa Françesku flet për “popullin fisnik” e të vuajtur shqiptar, gjatë kthimit nga Koreja


Gjatë kthimit nga Koreja e Jugut në Romë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Papa Françesku foli për Shqipërinë. Fjala ishte për udhëtimet e ardhshme të Atit të Shenjtë, për të cilat e pyeti një gazetare e Radios katolike spanjolle “Cope” (Paloma Garcìa Ovejero). Ja fjalët e Papës:
“Këtë vit, është parashikuar Shqipëria. Disa thonë se Papa ka një stil, që e bën të fillojë gjithçka nga periferia. Por jo, pse shkoj në Shqipëri? Për dy arsye të rëndësishme. Së pari, sepse kanë arritur të formojnë një qeveri – mendoni se jemi në Ballkan, eh? – një qeveri bashkimi kombëtar ndërmjet myslimanëve, ortodoksëve , katolikëve, me një këshill ndërfetar, që ndihmon shumë dhe është i ekuilibruar. E kjo është mirë, është harmoni. Prania e Papës u thotë të gjithë popujve: “Mund të punojmë së bashku!”. Unë e ndjeva si ndihmë të vërtetë për atë popull fisnik. Edhe diçka tjetër: nëse mendojmë për historinë e Shqipërisë, nga pikpamja fetare, është i vetmi vend komunist që në Kushtetutë kishte ateizmin. Pjesëmarrja në meshë ishte antikushtetuese. E pastaj, njëri nga ministrat më tha se janë shkatërruar – dua të jem i saktë në shifër – 1.820 kisha: shkatërruar! Ortodokse, katolike… të asaj kohe. E kisha të tjera u shndërruan në kinema, teatër, salla kërcimi… E ndjeva se duhej të shkoja: është afër, bëhet në një ditë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.