2014-08-19 15:21:12

Argjentinë. Vdesin në aksident tre familjarë të Papës


Tre familjarë të Papës Françesku mbetën të vdekur në një aksident rrugor në Argjentinë. Bëhet fjalë për gruan e nipit të Papës Françesku dhe dy bijtë e saj të vegjël. Djali i vëllait të Papës, Emanuel Horacio Bergoglio, 35 vjeç ishte i martuar me Valeria Carmonën, 39 vjeç, e cila vdiq me dy fëmijët, Antonion, 8 muajsh, dhe Josenë, 2 vjeç.
Papa e mori lajmin menjëherë dhe mbeti thellësisht i pikëlluar nga ky lajm tragjik, prandaj u kërkon të gjithë atyre që marri pjesë në dhimbjen e tij, të bashkohen me të në lutje. Të gjithë bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, sikurse edhe nëpunësit e Selisë së Shenjtë, bashkohen me Papën Françesku dhe marrin pjesë në zinë që goditi familjen e tij.








All the contents on this site are copyrighted ©.