2014-08-18 11:56:14

Lutja e Papës për kardinalin Filoni


Gjatë Meshës për paqen e pajtimin, kryesuar në katedralen e Myeong-dong në Seul, Papa Françesku u lut për kardinalin Fernando Filoni, prefekt i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, i dërguar i tij personal në gjirin e popullsive të persekutuara të Irakut, që vijon vizitën tronditëse në vendin aziatik. Françesku i ftoi besimtarët të luten me të… “Për kardinalin Filoni, që duhet të ishte ndërmjet nesh, por që nuk mundi të vinte, sepse u dërgua nga Papa për të vizituar popullsitë e vuajtura të Irakut, për të ndihmuar të persekutuarit, të plaçkiturit dhe të gjitha pakicat fetare, që vuajnë në këtë tokë. Zoti e ndihmoftë në misionin e tij”.







All the contents on this site are copyrighted ©.