2014-08-15 14:43:40

Dyqindvjetori i lindjes së Gjon Boskos: fillojnë kremtimet


U hapën, sot paradite, në solemnitetin e Të Ngjiturit të Zojës në Qiell, kremtimet për dyqindvjetorin e lindjes së Gjon Boskos, të cilin nënë Margerita e nxori në dritë në Castelnuovo d’Asti të Piemontit, më 16 gusht 1815. I ngarkuar me ngjarje, kalendari, në kujtim të themeluesit të salezianëve dhe pajtorit të të rinjve: hapja, pra, në Castelnuovo. Më pas, dy kongrese ndërkombëtare, kushtuar historisë dhe psikologjisë saleziane, si dhe takimi botëror i Lëvizjes Rinore Saleziane.
Nga data 19 prill, një ekspozim i Sindonës, pikërisht në përkim me këtë dyqindvjetor. E edhe veprimtari të tjera.
Kujtojmë se salezianet janë të pranishme në Shqipëri që më 1907 kur themeluan azilin e jetimëve e, më vonë, dhe të pleqve të vorfën. Sot salezianë e saleziane janë të pranishëm në të gjitha trevat shqiptare, nga Shqipëria, në Kosovë e në Mal të Zi, ku vetë kryeipeshkvi i Tivarit, imzot Zef Gashi, është anëtar i Familjes së madhe të shën Gjon Boskos. E sigurisht edhe salezianët e Shqipërisë kanë kalendarët e tyre përkujtimorë, në lidhje të ngushtë me kremtimet e gjithë Familjes së madhe rregulltare.









All the contents on this site are copyrighted ©.