2014-08-01 14:38:43

Imzot Mirdita për vizitën e Papës Françesku në Shqipëri


Dje, Konferenca Ipeshkvnore e Shqipërisë njoftoi programin e vizitës së Papës Françesku në Tiranë, më 21 shtator. Në udhëtimin e tij të parë evropian, Ati i Shenjtë do të vijë në një qytet, për të cilin është tashmë “Qytetar Nderi”. Tirana po përpiqet të zbukurohet për ta pritur sa më mirë kreun e Kishës Katolike, sipas traditës së mikpritjes shqiptare. Po rregullohet sheshi “Nënë Tereza”, ku Papa do të kremtojë meshën në orën 11.00, si edhe Muzeu Historik Kombëtar; po bëhen punime në Pallatin e Kongreseve, ku do të jetë Qendra e Shtypit, që do të presë gazetarët nga e gjithë bota, dhe është në plan prodhimi i dokumentarit “Pritja”, gjithnjë me rastin e vizitës së Atit të Shenjtë. Qeveria ka vënë në dispozicion 600 milion lekë për këto shpenzime. Por si e pret shpirtërisht populli shqiptar vizitën e Papës Françesku? Respekti për të përvijohet që në motivazionin e dhënies së titullit “Qytetar Nderi i Tiranës”.
“Në nderim të veprimtarisë dhe përkushtimit që ka dëshmuar çdo ditë, për të respektuar dhe inkurajuar njerëzit e thjeshtë, pa ndasi fetare apo status social, nëpërmjet shembullit të jetës së tij dhe veprave në krye të Selisë së Shenjtë, si dhe përzgjedhjen për të vizituar dhe bekuar si kryeqytetin e parë të Europës, pikërisht Tiranën, kryeqytetin e Shqipërisë, simbol i bashkëjetesës fetare , i një populli besimplotë dhe mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Selia e Shenjtë”, shkruhet në motivazionin e Bashkisë së kryeqytetit.
Për një këndvështrim tjetër, të dëgjojmë kryeipeshkvin metropolit të Tiranës, imzot Rrok Mirdita, në mikrofonin e don Marjan Palokës…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.