Filloi pesëmbëdhjetëditëshi i “Të Ngjiturit të Zojës në Qiell”
Një liturgji e marrë nga ajo bizantine, për ta jetuar, në bashkim me Kishat Lindore,
përgatitjen e solemnitetit marian të 15 gushtit, nisi sot e do të vijojë deri më 14
gusht, çdo mbrëmje, në Bazilikën e Rrugës Lata, në qendër të Romës. Na kujton se po
i afrohemi njërës nga festat më të kremtuara të Zojës, që shënon edhe kulmin e verës.
Festa paraprihet nga pesëmbëdhjetëditshi, kushtuar ‘Të të ngjiturit të Marisë në qiell”.