2014-07-30 17:54:50

Papa në salikimet e kardinalit Marchisano në Bazilikën e Shën Pjetrit


Meshtar për 62 vjet, për 58, në shërbim të Selisë së Shenjtë, gjithnjë me stil metodik e të heshtur. Janë disa nga tiparet e kardinalit Francesco Marchisano, shuar tri ditë më parë, në moshën 85 vjeç, që u kujtuan në Meshën e Dritës, kremtuar sot paradite, në Bazilikën e Shën Pjetrit, kryesuar nga kardinali Anxhelo Sodano.
Prelati i lartë kujtoi militimin e gjatë të kardinalit Marchisano pranë Selisë Apostolike, nisur nën Piun XII e përfunduar, me përgjegjësinë e kryepriftit të Bazilikës së Vatikanit e të mëkëmbësit të përgjithshëm të Gjon Palit II, që e lartoi në rangun e kardinalit, më 2003.
Kremtimin mortor e përfundoi Papa Françesku, që zbriti në Bazilikë për ritet përfundimtare të Porosive të fundme (Ultima Commendatio) e të Lamtumirës (Valedictio).









All the contents on this site are copyrighted ©.