2014-07-28 18:10:56

Kinë: zjarri rrënon katedralen e vjetër katolike të Jiangbei


Katedralja katolike e Jiangbei, në provincën lindore të Zhejiang, një nga kishat më të vjetra katolike të Kinës, ndërtuar në shekulin XIX, u rrënua pothuajse krejtësisht nga zjarri. E ngritur në qendër të Ningbo, katedralja u ndërtua në stilin neogotik, në vitin 1872, nga një ipeshkëv francez dhe u vu nën mbrojtjen e qeverisë së Pekinit, për vlerat e saj historike e arkitektonike.







All the contents on this site are copyrighted ©.