“Peace and love” (Paqe e dashuri), libri i shqiptarit me banim në SHBA-të, Ndoj Prendushi,
paraqitet edhe në gjuhën shqipe, në Shkodër, në praninë e autorit. Për të kuptuar
se ç’përmban ky libër, mjafton të përmendim nëntitullin: “Një bir krenar i Shqipërisë,
me nënshtetësi amerikane, flet për luftën, fitoren, bamirësinë dhe për të Lumen Nënë
Tereza”. Siç thekson me forcë autori, ky është libër i dokumentuar, për veprimtarinë
e shqiptarëve të Amerikës në favor të Shqipërisë e të popullit shqiptar. Ta dëgjojmë
vetë Ndoj Prendushin në mikrofonin tonë...