Vizitë e papritur, sot, e Papës Françesku në mensën e Vatikanit, ku drekojnë nëpunësit
e Selisë së Shenjtë. Papa u paraqit si një nga drekuesit e zakonshëm,dukezënë radhën e duke i çuditur të gjithë; posaçe, drejtorin e mensës, Franko
Paìni, që flet, me emocion të thellë, në mikrofonin tonë:
Përgjigje:
- Po. Papa ishte mysafiri ynë, sot.
Pyetje: - Si u paraqit?
Përgjigje:
- Eh… normalisht, si nëpunësi më i përvuajtur. U paraqit këtu, mori tabakanë,
lugën, pirunin e thikën, mbajti radhën e i shërbyem. Hëngri makarona të bardha e
merluc, sepse sot është e premte, apo jo. Ishte mrekullisht mirë, i rrethuar nga familja
e tij e madhe. Tepër mirë. Iu paraqitëm, na pyeti për shëndetin, për punën, na lavdëroi…
ishte diçka tejet e mirë. Më fal, po nuk mund të shprehem si duhet, sepse tejet i
emocionuar nga kjo e papritur krejt e pazakontë…
Pyetje: - E në fund,
ju dha bekimin?
Përgjigje: - Na dha bekimin, bëri foto me ne e u nis
e shkoi. Kishte kaluar një orë e tërë…
Pyetje: - Ishte e papritur për
juve, apo jo?
Përgjigje: - Krejt e papritur... Rrufe në qiell të kthjelltë.
E kush e priste! Papa, që vjen të hajë tek ne?! Eh… Mbetëm të gjithë me gojë hapur
nga habia, para kësaj kënaqësie nga më të mëdhatë, që mund të provojë njeriu…