2014-07-24 12:45:43

Telegram ngushëllimi i Papës për tragjedinë e Tajvanit


Papa Françesku i dërgon një telegram ngushëllimi, me firmën e Sekretarit të Shtetit të Vatikanit, kardinalit Pietro Parolin, kryeipeshkvit të Taipeit për 48 viktimat e tragjedisë së avionit, që ra dje në Tajvan gjatë një zbritje emergjence. Avioni me 58 udhëtarë i kompanisë Transasia të Tajvanit u ndodh në mes të tajfunit Matmo, i shoqëruar me shira të rrëmbyeshme dhe erë të fuqishme. Pavarësisht se ishte drejtuar për në ishullin Pengu, avionit iu desh të zbriste në emergjencë. Fatkeqësisht, nuk arriti të kryejë deri në fund manovrën, duke u përplasur me tokën. 48 të vdekur e 10 të plagosur: ky është bilanci. Ati i Shenjtë u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe siguron se do të lutet për të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi.








All the contents on this site are copyrighted ©.