2014-07-22 14:55:45

Papa Françesku i telefonon Patriarkut siro-katolik, Youssef III Younan


Pasditen e së dielës, më 20 korrik, Papa Françesku mori në telefon Patriarkun e Antiokisë së siro-katolikëve, Ignatius Youssef III Younan, për ta siguruar se ndjek nga afër e me shqetësim të madh dramën e të krishterëve, të përzënë e të kërcënuar në qytetin irakian të Mosulit. Lajmi jepet nga agjencia katolike Sir. Siç deklaron vetë Patriarku, biseda zgjati 9 minuta, gjatë të cilave, ai vetë e falenderoi Atin e Shenjtë për impenjimin e tij me të fuqishmit e kësaj bote për të shmangur spastrimin fetar, që po vijon në provincën e Ninives. “Ç’turp për botën e qytetëruar!”, komenton Patriarku. Në fund të telefonatës, Papa Françesku i dha bekimin apostolik gjithë popullit të krishterë të Lindjes, duke siguruar lutje për paqen. Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, xhihadistët e ISIS-it i vunë zjarrin pallatit ipeshkvnor të siro-katolikëve në Mosul.








All the contents on this site are copyrighted ©.