2014-07-22 15:09:57

Organizata e Vendeve Islamike mbron të krishterët e Mosulit


“Zhvendosja me forcë e të krishterëve të Mosulit është krim i patolerueshëm. Mizoritë dhe praktikat aktuale nuk kanë asgjë të përbashkët me Islamin dhe me parimet e tij të tolerancës e të bashkëjetesës”: Organizata për Bashkëpunimin Islamik denoncon ashpër dhunën e milicëve sunitë të Shtetit Islamik të Irakut e të Sirisë (ISIS), që kontrollojnë qytetin e dytë irakian.
Në komunikatën e 57 vendeve anëtare, sekretari i përgjithshëm i Organizatës, sauditi Iyad Madani, tregohet i gatshëm, në emër të shteteve që përfaqëson, “t’u japë ndihmën humanitare të nevojshme të shpërngulurve, në pritje që të kthehen në shtëpitë e tyre”.
Sipas bilancit të fundit të OKB-së, që nga fillimi i ofensivës së milicëve sunitë, nisur nga Faluzhah, në perëndim të Irakut, janë vrarë së paku 5576 civilë, prej të cilëve, rreth 2400, vetëm në muajin qershor. Të plagosurit e kalojnë 11 mijëshin.








All the contents on this site are copyrighted ©.