2014-07-18 12:54:18

Izraeli fillon operacionin nga toka. Hamasi: gati për reagim


“Më vjen keq që, pavarësisht nga përpjekjet e mia e të shumë liderëve rajonalë e botërorë, një konflikt, edhe më parë i rrezikshëm, është intensifikuar akoma më tepër”: ky është komenti i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun, i cili kritikon ndërhyrjen tokësore të Izraelit në Rripin e Gazës. Në këtë çast, sulmohet zona veriore me tankse e këmbësori. Për presidentin palestinez Mahmoud Abbas “ofensiva do ta shtojë gjakderdhjen”.
“E prisnim me ankth këtë sulm, për t’i dhënë një mësim të mirë” Izraelit, komentojnë, ndërkaq, fondamentalistët e Hamasit. Sipas qeverisë izraelite, e cila e filloi operacionin pak para orës 23.00 të natës së djeshme, synimi nuk është rrëzimi i Hamasit, por shkatërrimi i infrastrukturave, nga të cilat hidhen raketat e predhat drejt territorit hebre, sidomos prishja e tuneleve në kufi, që përdoren jo vetëm si depo armësh, por edhe si kalim për milicë integralistë. Pas fletushkave të shpërndara nga izraelitët, ku i kërkohej popullsisë së Gazës të largohej, shumë nga palestinezët ikën nga shtëpitë e tyre, por ata, që s’mundën, janë fshehur edhe poshtë rrënojave. Megjithatë, fillojnë të numërohen viktimat e para, ndër të cilët edhe një fëmijë i sapolindur e rreth 30 të plagosur.








All the contents on this site are copyrighted ©.