Komisariati i Lartë i OKB-së për Refugjatët: për herë të parë pas 1945-ës, arrijnë
në mëse 50 milion
Për herë të parë që nga fundi i Luftës II Botërore, numri i refugjatëve në vitin 2013
kapërceu kuotën e 50 milion vetëve. Kjo është shifra, që spikat në raportin vjetor
të Komisariatit të Lartë të OKB-së për Refugjatët, në Ditën Botërore kushtuar atyre,
e cila u kremtua sot. Rritja masive e vitit të fundit rrjedh kryesisht nga lufta në
Siri, e cila, në fund të vitit të kaluar, kishte detyruar tashmë 2,5 milion njerëz
të ktheheshin në refugjatë e 6,5 milion të tjerë, në të shpërngulur të brendshëm. “Jemi
dëshmitarë të kostove stratosferike, që rrjedhin nga luftra pa fund dhe nga fakti
se nuk arrijmë t’i zgjidhim, ose t’i parandalojmë konfliktet – deklaron Komisari i
Kombeve të Bashkuara, Antonio Gutjerrez. Rrezikshëm, paqja sot është e vështirë të
arrihet. Personeli humanitar mund të jetë ilaç i përkohshëm, por zgjidhjet politike
janë me rëndësi jetësore. Pa to, nivelet shqetësuese, arritur për shkak të konflikteve
e të vuajtjeve në masë, që pasqyrohen nga këto shifra, janë të destinuara të rriten”. Në
tërësi, afganët, sirianët dhe somalët, përbëjnë mëse gjysmën e refugjatëve në nivel
botëror, ndërsa vende si Pakistani, Irani e Libani janë më mikpritësit e botës, pasi
kanë strehuar numrin më të madh të refugjatëve. Papa Françesku, gjatë audiencës së
përgjithshme të së mërkurës, bëri thirrje për t’i ndihmuar, duke kujtuar se edhe Jezusi
ka qenë refugjat.