2014-06-15 12:11:06

Françesku në Shqipëri: për të përforcuar në fe Kishën e për të inkurajuar vendin e vuajtur nga ideologjitë e së kaluarës


“Me kënaqësi ju njoftoj se, duke pranuar ftesën e Ipeshkvijve dhe të Autoriteteve shtetërore të Shqipërisë, dëshiroj të shkoj në Tiranë, të diel, më 21 shtatorin e ardhshëm. Me këtë shtegtim të shkurtër dua të përforcoj në fe Kishën e Shqipërisë dhe t’i dëshmoj ikurajimin tim një vendi, që vuajti gjatë, si pasojë e ideologjive të së kaluarës”.RealAudioMP3
Ky, sihariqi! Njoftim historik, që e dha vetë Papa sot, në lutjen e Engjëllit të Tënzot, në Sheshin e Shën Pjetrit; hap i parë i shtegtimit shqiptar të Françeskut, Papa i dytë që do të shkelë në trojet shqiptare, pas një Shenjti: Gjon Palit II, më 25 prill 1993.
Kujtojmë se ky është shtegtimi i parë i Papës Françesku në një vend evropian e ballkanik: ndërmjet sa e sa vendeve, që e kanë ftuar e vijojnë ta ftojnë, Papa Bergolio zgjodhi pikërisht trojet shqiptare, sepse, siç e thekson ai vetë në njoftimin e sotëm, ndër më të vuajturat e edhe ndër më të mbruajturat me gjak martirësh, që dhanë jetën për fe, për liri, për demokraci, për bashkëjetesë shembullore paqësore.RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.