2014-05-15 10:23:21

Vijon dialogu ndërmjet katolikëve e anglikanëve. Kryeipeshkvi Moxon: misioni, motor i ri i ekumenizmit


Vijon, në Durban, në Jug të Afrikës, takimi i katërt i anëtarëve të Komisionit ndërkombëtar anglikano-katolik i fazës së tretë të dialogut ndërmjet Kishës katolike dhe Bashkimit anglikan (Arcic III). Arcic III lindi nga takimi, në Romë, i Benediktit XVI me primatin anglikan, Rouan Uiljams, në vitin 2006 kur, në një deklaratë të përbashkët, të dy patën shprehur dëshirën ta vijonë dialogun ekumenik, të nisur më 1970, me themelimin e Arcici I, e të vijuar, nga viti 1983, me Arcic II, për të kapërcyer ndarjet e lëna trashëgim nga skizma e shekullit XVI. Takimi i fundit i Arcic III u mbajt nga 29 prilli, deri më 7 maj 2013, në Rio de Zhanéjro të Brazilit, Raporti, që do të dalë si rezultat i kësaj faze të tretë të dialogut, lidhet me temën e Kishës si Bashkim, lokal e universal. Të dëgjojmë ç’thotë për këtë temë, kryeipeshkvi David Moxon, drejtor i Qendrës anglikane në Romë e bashkëkryetar i Komisionit, në mikrofonin tonë:RealAudioMP3

Përgjigje: - The Report will be about three things: what do we have in common?, …
Raporti do të vërtitet rreth tri pyetjeve: ç’kemi të përbashkët, pse e bëjmë së bashku, atë që bëjmë bashkë? Për çka po punojmë, aktualisht, në ç’drejtim nuk kemi mirëkuptim të plotë, por mund të parashikojmë mirëkuptimin e ardhshëm? E gjëja e fundit, në çka nuk jemi dakord e nuk shikojmë mundësi mirëkuptimi? Në të trija këto fusha, në cilat gjëra kuptohemi, në cilat mund të kuptohemi e në cilat nuk mund të kuptohemi. Por njëherësh me këtë, do të shikojmë edhe mundësinë e ekumenizmit me zemër të hapur, metodë që duhet ta përdorin, në bisedat ndërmjet tyre, Kisha e bashkësi të ndryshme të botës, me frymë bashkëpunimi, ndihme e mirëkuptimi të anasjelltë. Këtu bëhet më shumë fjalë për metodën e bisedimeve, sesa për përmbajtjen e tyre. Por besoj se raporti do të ketë edhe një pjesë të dytë, të përqendruar tek pranimi i ekumenizmit. Këtu, në Romë, ka shumë shembuj: lufta kundër formave të skllavërisë moderne e tregtimit të njerëzve, është një shembull i qartë e metodologjisë ekumenike.

Pyetje: - Ju keni thënë se jeni në gjysëm të rrugës së këtij raporti. Kur mendoni se mund të përfundojë?

Përgjigje: - I would think it is another two or three years away. I would think that …
Mendoj se do të duhen akoma dy a tri vjet e besoj se në fund do të kemi një dokument me interes jo vetëm për ata, të cilëve u intereson ekumenizmi. Shpresoj të jetë dokument, brenda të cilit njerëzit do të mund të gjejnë teologjinë e punës së përbashkët në marrjen e vendimeve, teologji e përbashkët lidhur me misionin e, besoj edhe se do të mund të shohin një lloj doracaku, që do t’i ndihmojë për bashkëpunimin e anasjelltë në terren, secili në shtëpi të vet.

Pyetje: - Do ta keni dëgjuar se njëri nga kryeipeshkvijtë e mëparshëm të Kanterburit pati thënë se shumë njerëz i shikojnë këto bisedime të Arcic, që mbahen prej më se 40 vjetësh, si të parëndësishme, sepse nuk kanë prodhuar ndonjë fryt të dukshëm e edhe se, po të mos shihet ndonjë progres konkret, do të humbasë gjithë interesi për këtë nismë ekumenike. Ç’mund të na thoni për këtë?

Përgjigje: - Well, I think that’s a challenge to us that we should take seriously. …
Besoj se është sfidë për t’u marrë shumë seriozisht, e do të përgjigjem duke folur si anëtar i Arcic-it; shumë fryte janë pjekur në këto takime, ndërmjet tyre, një rrjet i ri, që quhet Iarcuum (International Anglican-Roman Catholic Commission on Unity and Mission), Komisioni ndërkombëtar anglikano-katoliko romak për bashkim e mision), që u ngrit pikërisht për të publikuar, për të promovuar e për të edukuar njerëzit me rezultatet e arritura. Mund të shikojmë dvd-të, të studiojmë faqet e internetit; kushdo që dëshiron në botë, tani mund të shikojë atë, që është arritur. E flasim për 80% të mirëkuptimit mbi Doktrinën e përbashkët, gjë për të cilën njeriu i zakonshëm nuk mund as të mendojë se është arritur. Jemi marrë vesh për Eukaristinë, për Pagëzimin, për Meshtarinë - në terma themelore- kemi mirëkuptim mbi bashkimin e Kishës…E gjithë kjo 40 vjet më parë nuk ekzistonte. Mund të kryesojmë bashkërisht kremtimin e martesave tona, mund të ndajmë bashkë liturgjinë e fjalës ekumenike, liturgjinë e së Mërkurës së Përhime; gjëra që as mund të mendoheshin 40 vjet më parë. Ecja e Hyjit në histori mund të matet me dhjetëvjeçarë; hapat e Tij nuk mund të maten vit për vit…. Gjithsesi mund të them se jemi para një gjëje me të vërtetë të re, që sigurisht do të sjellë fryte: bashkëpunimi në mision. Besoj se misioni duhet të jetë motori i ri i ekumenizmit; impenjimi i përbashkët për drejtësinë, zhvillimin, ungjillëzimin do të jetë gjithnjë më i dukshëm e gjithnjë më inkurajues. E, siç thashë, një shembull që flet vetë, është marrëveshja e përgjithshme mbi skllavërinë moderne dhe tregtimin e njerëzve, parë si krim kundër njerëzimit, që Kisha katolike e ajo anglikane kohët e fundit kanë kontribuar të arrihet në një rrjet të lirisë globale.

Pyetje: - Sigurisht Papa Françesku dhe kryeipeshkvi Uelbi duket se janë mbrojtësit e parë të këtij interesimi mbi nismat praktike në fushën e misionit. A ndikon kjo në mënyrën e vijimit të bisedimeve ekumenike?

Përgjigje: - I would say so, and the keynote is the Pope’s speech or homily at Saint Paul’s …
Mendoj se po e nota themelore ishte homelia që mbajti Papa në janar, në Shën Pal jashtë Mureve, në Javën e lutjes për bashkimin e të krishterëve. Tha, në këtë rast: “Duhet të punojmë së bashku tani, sikur bashkimi të ishte tashmë realitetet, e jo të ecim drejt unitetit, si të ishte cak përtej kufijve të horizontit. Të ecim tani, me shpirtin e unitetit. Kemi, vijoi, një Pagëzim të përbashkët, e kjo përfaqëson një gradë të lartë bashkimi. Jetoni, prandaj, pati theksuar Papa, flisni e veproni sikur kjo të ishte e mundur që tani”. E unë besoj se kjo është udha e një mirëkuptimi krejt të ri.

Pyetje: - Ne shpresojmë ta shikojmë përsëri, e së shpejti, kryeipeshkvin e Kanterburit këtu, në Romë, pas takimeve të Arcic…Ç’shpresa mbështet mbi këtë takim….

Përgjigje: - I’m very excited about that. The first meeting on July last year was hugely…Më emocionon shumë kjo… Takimi i parë i korrikut të kaluar ishte jashtëzakonisht i nevojshëm; përkimi qe i menjëhershëm, si të ndizej një shkëndijë… isha i pranishëm edhe unë, e pashë. Ishin dy njerëz që kënaqeshin në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ishin me të njëjtën gjatësi vale. Kur flitet për baritorinë, për ungjillëzimin, për nevojat e botës, përparësinë e të varfërve, për të qenë të sinqertë, për të jetuar thjesht, me transparencë, kur flitet për dashurinë e të vërtetën…përkimi lind menjëherë. Mendoj se e gjithë kjo mund të çohet në nivele edhe më të larta, këtë herë, në qershor…







All the contents on this site are copyrighted ©.