Papa Françesku priti kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Papa Françesku priti sot në Pallatin Apostolik, në Vatikan, kryeministrin e Shqipërisë,
z. Edi Rama, së bashku me bashkëshorten dhe shoqëruesit. Më pas, z. Rama u takua edhe
me Sekretarin e Shtetit, kardinalin Pietro Parolin dhe me Sekretarin për Marrëdhëniet
me Shtetet, imzot Dominik Mambertì. Në komunikatën e Sallës së Shtypit të Selisë së
Shenjtë thuhet: “Gjatë bisedave të përzemërta u vunë në dukje marrëdhëniet
e mira ekzistuese ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Republikës së Shqipërisë dhe u diskutuan
tema me interes të përbashkët në lidhje me marrëdhëniet ndërmjet bashkësive kishtare
e bashkësisë civile. Ndër temat, dialogu ndërfetar dhe kontributi i Kishës për të
mirën e përbashkët të shoqërisë shqiptare. Në vijim, palët u ndalën në
çështjet kryesore rajonale dhe në udhën e Shqipërisë drejt integrimit të plotë në
Bashkimin Evropian”. Në përfundim të bisedës, një gjest i këndshëm. Papa Françesku
bekoi barkun e së shoqes së kryeministrit, Linda, e cila pret një fëmijë.