2014-04-20 15:21:21

Papa Françesku u dhuron 150 vezë çokollate të sëmurëve të vegjël të Spitalit të Krishtit Fëmijë


Një kamion i ngarkuar me vezë prej çokollate, i nisur drejtpëdrejt nga Selia e Shenjtë, iu shpërnda të vegjëlve të Spitalit të Krishtit Fëmijë, në Romë. Ishte dhurata e Papës për fëmijët e shtruar, për t’i bërë ta vënë në gaz buzën e trishtuar nga sëmundja, në sa mbarë bota kremton me hare Pashkët e ngjalljes. Vezët u kujtuan të gjithëve vizitën, që bëri Françesku në këtë spital Krishtlindjen e kaluar, më 21 dhjetor. Atë ditë Papa u pati dhuruar të sëmurëve të vegjël një përkëdhelje, një buzëqeshje, një batutë gazmore. E edhe atë ditë fëmijët e vunë disa herë buzën në gaz!







All the contents on this site are copyrighted ©.