2014-04-18 14:49:18

Udha e Kryqit në Koloseum e papët


Tradita e kremtimit të Udhës së Kryqit në Koloseum nis me Papën Pali VI. Që atëherë është bërë një nga takimet më domethënëse të Javës së Madhe. Papa Gjon Pali II e mbante vetë kryqin, deri në mbarim të udhës së mundimeve. Më pas, në përfundim të stacionit të parë, ia dorëzonte besimtarëve ose grupeve të ndryshme dhe e merrte përsëri në stacionin e fundit.
Në përfundim të Udhës së Kryqit Papa u drejton besimtarëve një përshëndetje të shkurtër dhe u jep bekimin e tij apostolik. Me kërkesën e Gjon Palit II, që nga viti 1985, tekstet e meditimeve, që lexohen gjatë ndalesave të Katërmbëdhjetë stacioneve të Udhës së Kryqit, u janë besuar shkrimtarëve e personaliteteve laike e fetare. Më 1999, meditimet u shkruan nga poeti Mario Luzi; më 1998, nga teologu ortodoks, Oliver Klement; ndërsa më 1997, nga patriku Karekin I, katolikòs i gjithë armenëve.
Po ju kujtojmë të gjithë autorët e meditimeve të viteve të kaluara, duke nisur nga viti 2014:

2014 - Imzot Giancarlo Maria Bregantini, kryeipeshkëv i Kampobaso- Bojano2013 - Të rinjtë libanezë të kryesuar nga Fortlumturia e Tij, kardinali Béchara Boutros Raï
2012 - Danilo e Anna Maria Zanzucchi, Lëvizja e Fokolarëve- themelues të Lëvizjes “Familjet e reja”
2011- Kardinali Kamilo Ruini
2009 - Imzot Thomas Menamparampil, kryeipeshkëv i Guwahati (Indi)
2008- Kardinali Jozeph Zen-Kiun, ipeshkëv i Hong Kongut
2007- Imzot Gianfranco Ravasi
2006 - Imzot Anxhelo Komastri
2005 - Kardinali Jozeph Ratzinger
2004 - Atë André Louf
2003 - Gjon Pali II
2002 - Një grup prej 14 gazetarësh të akredituar pranë Sallës së Shtypit ë Selisë së shenjtë
2001- Shërbëtori i Hyjit, John Henry Newman
2000 - Gjon Pali II
1999 - Mario Luzi, poet italian
1998 - Olivier Clement, teolog ortodoks francez (shekullar)
1997 – Shenjtëria e Tij, Karekin I, Katolikos, Kryepatriark i gjithë armenëve
1996 - Kardinali Vinko Puljiç, kryeipeshkëv i Sarajevës
1995 - Motër Minke de Vries, murgeshë e bashkësisë protestante të Grandchamp (Zvicër)
1994 - Bartolomeu I, kryeipeshkëv i Kostantinopojës dhe Patrik ekumenik
1993 - Nënë Anna Maria Kanopi, abateshë e abacisë benediktine “Mater Ecclesia” në
ishullin e Shën Julit (Novara)
1992 - Kardinali Mirosllav Vlk, kryeipeshkëv i Pragës
1991 - Rregulltarët shërbëtorë të Marisë, Injac Calbuig Adan e Silvano Maxhiano;
1990 - Imzot Mishel Sabbah, patrik latin i Jeruzalemit;
1989 - Marek Skvarnicki, shkrimtar polak
1988 - Hans Urs fon Baltazar, teolog zviceran;
1987 - Kardinali Miguel Obando Bravo, kryeipeshkëv i Managues (Nikaragua);
1986 - Andrè Frosar – gazetar e shkrimtar francez;
1985 – Shkrimtari italian, Aligero Kuzano.











All the contents on this site are copyrighted ©.