2014-04-16 14:54:47

Së shpejti shenjt, françeskani, atë Ludoviko nga Kazoria dhe Amato Ronkoni i Urdhërit të Tretë të Shën Françeskut


Papa Françesku priti dje prefektin e Kongregatës për Çështjet e Shenjtorëve, kardinalin Anxhelo Amato, të cilin e autorizoi të publikojë dy Dekrete për dy shenjtorë dhe dy Shërbëtorë të ardhshëm të Zotit. Do të kanonizohen së shpejti dy italianë. Françeskani, atë Ludoviko nga Kazoria ka qenë meshtar i Urdhërit të Fretërve të Vegjël dhe themelues i Kongregatës së Françeskaneve Elizabetine, që njihen si “bigje”. U lind në Kazoria më 11 mars 1814 e ndërroi jetë në Napoli, më 30 mars 1885.
Amato Ronkoni i Urdhërit të Tretë të Shën Françeskut, italiani tjetër që do të shpallet shenjtor, është themelues i Strehës së Shtegtarëve të Varfër në qytetin e Saludeços, që tani është shndërruar në Azilin për të moshuarit, i cili mban emrin e tij. Pikërisht në atë qytet lindi Ronkoni rreth vitit 1226 për të ndërruar jetë në Rimini rreth vitit 1292.
Ndërkaq, me njohjen e virtyteve heroike, mund të nderohen Shërbëtorët e Zotit, francezi Alano Maria Guynot de Boismenu, i Kongregatës së Misionarëve të Zemrës së Krishtit dhe Guglielmo Janauschek, meshtar vienez i Kongregatës së të Shenjtnueshmit Shëlbues.








All the contents on this site are copyrighted ©.