2014-04-15 15:49:40

Doli sot seria e DVD-ve “Duke zbuluar Vatikanin”


“Duke zbuluar Vatikanin”, ky është titulli i serisë së DVD-ve prodhuar me bashkëpunimin e Qendrës Televizive të Vatikanit dhe të Rai-t, të cilën gazeta italiane “La Repubblica” do ta shpërndajë në të mërkurat e ardhshme. Vepra, që tregon mrekullitë dhe të fshehtat e Shtetit më të vogël në botë, u paraqit sot paradite në Muzetë e Vatikanit.
Muzetë, kopshtet, Shën Pjetri, Kapela Sikstine, dhomat e Rafaelit. Por ka edhe më: Arkivi sekret, Biblioteka Apostolike, strukturat, shërbimet dhe njerëzit, si, për shembull, zhandarmëria dhe Rojet Zvecerane, që sigurojnë zhvillimin normal të jetës së përditshme në Vatikan, shteti më i vogël i botës si për nga popullsia, ashtu edhe nga siperfaqja, themeluar më 1929, për t’i garantuar Selisë së Shenjtë pavarësinë dhe sovranitetin. Historia, bukuritë dhe kërshëritë që përmbajnë këta 44 km katrorë brenda mureve leonine, janë përmbledhur në serinë e DVD-ve: “Duke zbuluar Vatikanin”, që do të shpërndahet me gazetën “La Repubblica”.








All the contents on this site are copyrighted ©.